Maqedonia e Veriut nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kanë 1.013.375 qytetarë.

Maqedonia e Veriut do të shkojë në votime nesër për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët për 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit, raporton Anadolu.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kanë 1.013.375 qytetarë.

Votimi për kryetarbashkiakë do të zhvillohet në Qytetin e Shkupit dhe në komunat Aerodrom, Bogovinë, Brvenicë, Çeshinovë-Obleshevë, Çuçer-Sandevë, Debarcë, Demir Kapi, Dibër, Dojran, Dollnen, Karposh, Kërçovë, Koçan, Konçe, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Probishtip, Qendër, Rankoc, Rosoman, Shuto Orizari, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Vallandovë, Vinicë dhe Zrnovcë.

Në zgjedhje – raundi i parë dhe i dytë – u regjistruan gjithsej 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish dhe kandidatura të pavarura.

Raundi i parë, i mbajtur më 19 tetor, rezultoi me zgjedhjen e 44 kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë, me përjashtim të Shuto Orizarit, ku votimi për një pjesë të këshilltarëve do të përsëritet nesër.

Ndërkohë, në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër-Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë nuk u zgjodh kryetar në raundin e parë për shkak të mosarritjes së pragut minimal të daljes në votime. Në këto komuna do të nisë procedurë e re zgjedhore brenda 60 ditëve pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, sipas Kodit Zgjedhor.

Fushata për raundin e dytë përfundoi të premten në mesnatë.

Votimi do të zhvillohet nga ora 07:00 deri në 19:00.

Procesin do ta monitorojnë 1.598 vëzhgues, prej tyre 933 të huaj dhe 651 ndërkombëtarë.

Kategoritë
LajmeRajoni