Maqedonci takohet me Komandantin e KFOR’it, flasin për intesifikimin e patrullimit kufitar pas Banjskës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR’it, Ozcan Ulutas.

Maqedonci ka thënë se me Ulutas kanë folur për situatën e sigurisë në vend dhe intesifikimin e patrullimit kufitar nga KFOR pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

“Ishte kënaqësi të takoj komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş. Temë qëndrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, intesifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrur për shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes. Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës. Ky bashkëpunim Polici e Kosovës, KFOR, FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tone”, ka shkruar Maqedonci.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi