Maqedonci në Turqi, arrihet marrëveshja për bashkëpunim ushtarak ndërmjet dy vendeve

Maqedonci në Turqi, arrihet marrëveshja për bashkëpunim ushtarak ndërmjet dy vendeve

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshjen ushtarake kornizë, me qëllim të bashkëpunimit për shërbimin e personelit ushtarak, shkollimit, trajnimeve, investimeve më mbrojtje e trajtim shëndetësor.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se krahas lidhjes kulturore, Kosova e Turqia kanë bashkëpunim të ngushtë ushtarak, me qëllim “që së bashku t’i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë”.

“Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, me pritje ceremoniale filluam takimin i cili përfundoi me një të arritur shumë të rëndësishme të përbashkët, nënshkruam marrëveshjen ushtarake kornizë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime. Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turkiye ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre”, ka shkruar ministri.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova