Policia arrestoi shtetasin serb M.V. i cili është dyshohet se në vitin 1999 në zonën e komunës së Pejës ka kryer veprën penale-krime lufte kundër popullatës civile
Policia malazeze arrestoi shtetasin serb M. V. (61), i cili kërkohet nga NCB Interpol i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për krime lufte kundër popullatës civile, raporton Anadolu.
Siç njofton Drejtoria e Policisë, M.V. u arrestua nga efektivët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me oficerët e sigurimit të Plavës dhe Beranës.
“M.V. është kërkuar nga NCB Interpol i UNMIK-ut për të siguruar praninë e tij në procedurën penale që po zhvillohet kundër tij për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile”, thuhet në njoftim.
M.V. dyshohet se veprën penale të lartpërmendur e ka kryer në territorin e komunës së Pejës në vitin 1999.
Policia tha se gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Bijelo Polje, M.V. urdhëroi paraburgimin për ekstradim.