Lionel Messi, lojtari me më shumë paraqitje në Kupën e Botës

Ylli argjentinas Messi mban rekordet për më shumë ndeshje të luajtura (26) dhe më shumë minuta (2.315 minuta) në Kupën e Botës.

Futbollisti argjentinas Lionel Messi mban rekordin si lojtari me më së shumti ndeshje të luajtura në historinë e Kupës së Botës, shkruan Anadolu.

Deri më tani, Messi ka zhvilluar 26 ndeshje në pesë Kupa të Botës dhe nëse luan edhe në Kupën e Botës FIFA 2026 që do të organizohet nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika, ai do ta përmirësojë edhe më tej rekordin e tij.

Në listë, gjermani Lothar Matthaus renditet i dyti me 25 ndeshje ndërsa bashkëkombësi i tij Miroslav Klose është i treti me 24 ndeshje.

Italiani Paolo Maldini ka zhvilluar 23 ndeshje ndërsa portugezi Cristiano Ronaldo 22.

Lojtarët me më shumë paraqitje në 22 Kupat e Botës që nga viti 1930 në Uruguaj renditen si më poshtë:

– Gjashtë futbollistë kanë luajtur në pesë Kupa të Botës

Deri më tani, gjashtë futbollistë kanë marrë pjesë në pesë Kupa të Botës.

Messi, Ronaldo, meksikanët Antonio Carbajal, Andres Guardado dhe Rafael Marquez si dhe gjermani Matthaus, janë futbollistët që kanë luajtur në pesë turne botërorë.

Nëse Messi dhe Ronaldo paraqiten edhe në vitin 2026, ata do të bëhen lojtarët e parë që marrin pjesë në gjashtë Kupa të Botës.

Futbollistët që kanë marrë pjesë më shumë në Kupat e Botës gjatë karrierës së tyre renditen si më poshtë:

– Messi, futbollisti me më shumë minuta në fushë

Futbollisti që ka kaluar më shumë minuta në fushë në historinë e Kupës së Botës është Lionel Messi.

Nga viti 2006 deri në vitin 2022, ai ka luajtur 26 ndeshje në pesë turne dhe ka qëndruar në fushë gjithsej 2315 minuta.

Pas tij renditen Paolo Maldini me 2217 minuta dhe Lothar Matthaus me 2047 minuta.

Futbollistët që kanë marrë pjesë më shumë në Kupat e Botës gjatë karrierës së tyre renditen si më poshtë:

Kategoritë
Sport