Lëndohen shtatë minatorë në Minierën e Trepçës

Mitrovicë- Shtatë minatorë kanë pësuar lëndime në Minierën e Trepçës të mërkurën, gjatë transportimit të acidit sulfurik me ashensor.

Lajmin e ka kofnirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Destan Kërleshi nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës, i cili tha se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

“Shtatë minatorë janë të lënduar rëndë, janë dërguar në Spitalin Regjional për trajtim, ku dy prej tyre janë të lënduar më shumë”, tha ai.

Kërleshi tha se tani është shkuar për t’i vizituar në spital minatorët e lënduar.

“Rasti ka ndodhur gjatë transportimit të acidit sulfurik prej sipërfaqës në minierë dhe në ashensor, ku edhe ka ndodhur aksidenti dhe ka ardhur deri tek gjendja e lëndimit të këtyre punëtorëve”, shtoi ai. /BetimipërDrejtësi

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi