LDK propozon Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit dhe Hykmete Bajramin për shefe të Grupit Parlamentar

LDK propozon Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit dhe Hykmete Bajramin për shefe të Grupit Parlamentar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka propozuar emrat e rinj për pozitat kyçe në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe brenda strukturave të partisë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se ka propozuar Kujtim Shalën për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, ndërsa Hykmete Bajrami për shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Sipas tij, të dy propozimet janë mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa pritet të formalizohen nga organet përkatëse të partisë.

“Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova