LDK: Ministrja Hajdari shkaktoi dëm prej 3 milionë euro, proceset e rezervave shtetërore u bënë përmes WhatsApp-it

Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka thënë se mirëpresin ngritjen e aktakuzës ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj së bashku me anëtarin e kësaj partie, Berat Rukiqi kanë deklaruar se dëmi që iu shkaktua shtetit është rreth 3 milionë euro.

Duke iu referuar dokumenteve të aktakuzës, Zogaj tha se bëhet fjalë për një rast të rëndë që shkon përtej shkeljeve administrative, pasi “prek sigurinë kombëtare, financat publike dhe integritetin institucional të shtetit”.

Kategoritë
LajmeVendi