Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka kujtuar heroin legjendar Adem Jasharin, në ditëlindjen e tij të 68 e që përkon me festën e 28 Nëntorin, shkruan Gazeta Metro.
Rama shkroi se Adem Jashari erdh në këtë botë në Ditën e Flamurit dhe iku duke e lënë trupin si një monument në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit.
“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit#LAVDI”, ka shkruar Rama.









