Lajcak pas takimeve në Beograd: Me Vucic diskutova hapat e mëtejshëm për zbatimin e marrëveshjes

Miroslav Lajcak, emisar special i Bashkimit Europian, është deklaruar për vizitën e tij që e ka zhvilluar sot në Serbi ku është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic, dhe kryenegociatorin serb për dialogun me Kosovën, Petar Petkovic

Lajcak, ka theksuar se gjatë këtyre takimeve me të dy, ata kanë diskutuar rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.

“Pas vizitës time në Kosovë, kam udhëtuar edhe në Beograd për t’u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve të kësaj jave. Me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, dhe Petar Petkovic diskutova rrugën përpara në Dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka thënë Lajcak.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi