“Këto regjistrime ruajnë autencitetin e shijeve tona tradicionale, ndërkohë që tregojnë vlerën e markës sonë në arenën globale dhe shtojnë vlerë ekonomike për qytetin tonë”, tha Sahin, kryetare e Bashkisë Gaziantep
Specialiteti turk i Gaziantepit, lahmaxhuni, është regjistruar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian (BE) si një tregues i mbrojtur gjeografik (PGI), duke u bërë produkti i pestë i qytetit që merr këtë njohje, raporton Anadolu.
Kryetarja e Bashkisë së Gaziantepit, Fatma Sahin tha se me këtë regjistrim të fundit të lahmaxhunit, Gaziantepi ka gjithsej 107 produkte me tregues gjeografik, duke e bërë atë qytetin turk me numrin më të madh të artikujve të njohur nga BE-ja.
Lahmaxhuni është një bukë e hollë me mish të erëzuar, shpesh e quajtur “pica turke”.
Sahin tha se njohja nga BE-ja vjen pas specialiteteve të tjera lokale si bakllavaja e Gaziantepit, hudhra arabane, kafeja menengike dhe pasta e fistikëve Antep.
“Këto regjistrime ruajnë autencitetin e shijeve tona tradicionale, ndërkohë që tregojnë vlerën e markës sonë në arenën globale dhe shtojnë vlerë ekonomike për qytetin tonë”, tha Sahin.
Ajo shprehu mirënjohje ndaj ministrit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, ministrit të Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacir, Shkëmbimit të Mallrave të Gaziantepit si dhe të gjithë atyre që kontribuuan në arritjen e këtij suksesi.









