“Ky patrioti i rremë”, Daut Haradinaj: Kurti anuloi projektin e termocentralit, miliona euro për energjinë po përfundojnë në Beograd

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se po vazhdon trendi i shkatërrimit të planifikuar të Kosovës nga Kurti, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se përderisa bizneseve po u shkyçet rryma, ai nuk e ka në vendim shkyçjen e elektro serverit serb.

“Populli po paguan këtë krim, krim të organizuar shqiptaro-serb. Milionat në Beograd nga xhepi i varfër i Kosovës, nëpërmes blerjes së rrymës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Trendi i shkatërrimit të planifikuar të Kosovës nga Kurti po vazhdon.

Në javën e parë të qeverisjes së tij ai anuloi projektin më vital për energji, termocentralin e ri që pritej të përfundonte në 2023-2024. Plani i kostos së megavatit ishte rreth 82 euro, sot operatorëve ju kushton nga 198 deri në 220 euro. Kostoja që do paguajnë shkon tek 360 milionë euro në vit. S’ka qytetar që nuk do e vuajë peshën e kësaj rritjeje astronomike (mafioze).

Jo rastësisht energjia hyn në sektorin e sigurisë globale dhe jo rastësisht blerja e kësaj rryme bëhet nëpërmes lidhjeve të shkurtra të Kurtit. Kush e cenon sigurinë kombëtare ndëshkohet herët a vonë.

Mos i mbyllni sytë, po reagoni në çfarëdo forme, se e nesërmja mund të jetë vonë.

Ky “patrioti“ nuk e ka në vendim shkyçjen e elektro serverit serb.

Populli po paguan këtë krim, krim të organizuar shqiptaro-serb. Milionat në Beograd nga xhepi i varfër i Kosovës, nëpërmes blerjes së rrymës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi