Kuvendi jep sqarim për flamurin e dëmtuar të Kosovës

Kuvendi ka dhënë sqarim për flamurin e Kosovës i cili mëngjesin e sotëm u pa i dëmtuar, raporton Express

Në sqarimin e Kuvendit, thuhet se flamuri është dëmtuar si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike.

“Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë natës së sontme, flamuri i Republikës së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, ka pësuar dëmtime. Në rastin e parë është bërë zëvendësimi i tij”, ka deklaruar drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun.

Ndërkohë, Express sot ka raportuar se flamuri i Kosovës i cili gjendet në objektin e Kuvendit, është në gjendje jo të mirë.

Kategoritë
LajmeVendi