Kurti thumbon Vucicin: Për t’u integruar rajoni ekonomikisht, duhet të ndërpriten kërcënimet e sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Bashkimit Evropian në Shkup, ka theksuar urgjencën e zgjerimit të BE-së për të përballuar agresionin rus dhe përcolli nevojën për ndërprerjen e kërcënimeve të sigurisë për të lehtësuar integrimin ekonomik në rajon.

“Kemi nevojë për zgjerim urgjent, për shkak se agresioni rus po vazhdon në Ukrainë. Duhet të jetë mundësi për bashkëpunim të fuqishëm rajonal. Kosova është e gatshme për reforma, që rajoni të integrohet dhe qytetarët të përafrohen”, ka deklaruar Kurti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi