Kurti: Serbia të sanksionohet ndërkombëtarisht, Vucic ka të njëjtin qëndrim si Milosevic

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur sërish rreth sulmit terrorist që u krye në Banjskë me 24 shtatorë nga disa serbë. Rreth kësaj, i pari i qeverisë ka deklaruar se sulmi nga terroristët serbë ka kërcënuar integritetin territorial të Kosovës, sovranitetin shtetëror dhe sigurinë kombëtare, shkruan Gazeta Metro.

Kryeministri Kurti, po ashtu ka theksuar nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, në ruajtën, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë.

Pos këtyre, Kurti ka kërkuar edhe që Serbia duhet ndëshkuar për sulmin terrorist, sepse nëse nuk ndodh një gjë e tillë, siç ka thënë Kurti, ajo, Serbia pra, do ta përsërisë krimin.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi