Kurti s’e hapi derën, dalin pamje nga takimi i Ramës me Vjosa Osmanin

Kurti s’e hapi derën, dalin pamje nga takimi i Ramës me Vjosa Osmanin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë në kuadër të turit të tij ballkanik për Procesin e Berlinit.

Sakaq kanë dalë pamjet e para nga takimi i Ramës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa pritet të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Kujtojmë që një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive.

Kurti tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin e mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Me firmosjen e 13 marrëveshjeve, tashmë pritet sërish përgjigja e Kurtit.

 

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova