Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar të gjithë të prekurit e përmbytjeve shkatërruese në Slloveni dhe Austri.
Përmbytjet në Slloveni ia morën jetën tre personave, ndërsa në të dyja vendet kanë shkaktuar dëme të mëdha.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri. Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Presidentja Osmani ka ofruar ndihmën e Kosovës për Sllovenië pas këtyre përmbytjeve.
“Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë për të kapërcyer këto kohë zemërthyese”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Për këtë ajo u falënderua nga homologia e saj sllovene.
Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e shiut të dendur dhe përmbytjeve në Slloveni pasi moti ekstrem i vazhdueshëm ka bërë që edhe BE të lëshojë paralajmërime për disa vende gjatë fundjavës.
Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e shiut të dendur dhe përmbytjeve në Slloveni pasi moti ekstrem i vazhdueshëm ka bërë që BE të lëshojë paralajmërime për disa vende gjatë fundjavës.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet e mëdha përfshinë rajonet e Sllovenisë të premten. Kryeministri slloven Robert Golob e përshkroi shkatërrimin si “katastrofik”.

