Kryeministri Albin Kurti në Shkup ka thënë se është mirë që të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovë në Bashkimin Evropian nga procesi i normalizimit të raporteve me Serbinë.
Kurti ka thënë se kjo gjë duhet të ndodh, pasi që Kosova është një shtet ku vullneti për anëtarësim është 94 %, derisa në anën tjetër në Serbi vetëm 35 %.
“Konsiderojmë se që një shtet ku vullneti për anëtarësim në BE është 94 %, të mbetet peng i çështjes së normalizimi me një shtet ku vullneti është 35 % dhe që ngelet prapa neve për sundimit ligjit e të drejtave të njeriut, pakicave dhe lirisë së medias. Andaj e theksoj se duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE, nga procesi i normalizimit me Serbinë”, ka thënë Kurti.
Tutje, Kurti tha se BE e ka në thelb zgjerimin e fqinjësisë së mirë, por se nuk është e lehtë të normalizohen raportet me një shtet që nuk e ka perdenimin dhe demmokracinë shumë të pëlqyeshme.
“E kuptoj që BE e ka në thelb të zgjerimit fqinjësinë e mirë, por edhe ata duhet të na kuptojnë neve që nuk është kollaj të normalizojmë raportet me dikë që nuk e ka as Perëndimin as demokracinë fort për qejf”, ka shtuar tutje Kurti.