Kurti, i ashpër me juristët bojkotues

Kurti, i ashpër me juristët bojkotues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u morë të martën me gjyqtarët e prokurorët.

Kurti si pjesëmarrës në ngjarjes e organizuar për diskutim për viktimat e dhunës në familje, kritikoi gjyqtarët e prokurorët për mos pjesëmarrje në këtë aktivitet.

Sipas kryeministrit, mungesa e tyre është e paarsyeshme.

E edhe më i hatruar u tregua me Prokurorinë Speciale të cilët, sipas Kurtit, refuzuan një takim me raportuesin special të Kombeve të Bashkuara për promovimin e të vërtetës dhe drejtësisë.

Kritika për gjyqësorin pati edhe vartësja e tij, Albulena Haxhiu.

Sipas Haxhiut, prokurorët përveç që nuk erdhën vet në këtë ngjarje, ndalun edhe pjesëmarrjen e mbrojtësve të familjes që punojnë në kuadër të Prokurorive.

Por, për punëtorët e dikasterit që drejton lavde ka ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.

Nga organizatat e shoqërisë civile, strehimoret e qendrat për pune sociale u kërkua më shumë buxhet për institucionet që merren me gratë që janë viktimë e dhunës në familje dhe përfshirje të tyre në hartimin e politikave gjinore.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova