Kurti e përmendi Thaçin dhe Vucicin sot në Paris për shkëmbim të territoreve, reagon Çitaku: Turp, e shpërfaq vogëlsinë e tij

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili sot deklaroi se projekti i shkëmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë

Në një reagim në Facebook Çitaku thotë se është turp që Kurti merret me ish presidentin Hashim Thaçi.

“Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit. Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaqë vogëlsine e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme. Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ja kthej sepse eshte në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në”, ka pohuar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se gjatë qeverisjes së Thaçit ka pasur rezultate të shumta.
Kategoritë
LajmeVendi