Kurti: Ditë e mirë për demokracinë, zgjedhjet lokale të rëndësishme po aq sa ato qendrore

Në Fakulteti Juridik tashmë ka votuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të hedhin votën e tyre për kryetarin që do të udhëheq në komunë e tyre, raporton Ekonomia Online. Ai u pyet edhe pse qëndroi në Mitrovicë të Jugut një natë më parë, e për çka theksoi se zgjedhjet komunale janë të rëndësishme po aq sa janë ato qendrore.

“Është ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë. Republika e Kosovës mbanë zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh18 komuna të shtetit tonë. Unë posa votova këtu në Prishtinë, në ndërtesën e fakultetit Juridik. U bëjë thirrje gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin he të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katër vjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës. Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë dhe Komisionin Qendror Zgjedhor ka bërë përgatitjet por edhe që të gjithë komisionerët e vëzhguesit tashmë ndodhen në qendrat e votimit”, tha Kurti

Ai derisa u përgjigj pse ishte në Mitrovicë të Jugut, tha se gjatë fushatës ka punuar me tri ndërrime, duke thënë edhe se  fletëvotimi ishte i thjeshtë e njëri nga dy kandidatët medoemos është fitues.

“Gjatë kësaj fushate unë kam punuar me tri ndërrime, pra anembanë komunave të Kosovës dhe jam përpjekur që të vëzhgojë përgatitet për zgjedhje sepse zgjedhjet komunale lokale janë  jo më pak të rëndësishme se ato qendrore duke qenë se qytetarët e Republikës janë edhe banor të komunave dhe është tejet e rëndësishme për mirëqenien dinjitetin dhe cilësinë e jetesës se çfarë kryetarët e komunave do të kenë. Fletëvotimi ishte i thjeshtë, kishte vetëm dy emra, njëri prej tyre doemos bëhet kryetar në mbrëmje”, theksoi ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi