Dëshmitari i tretë i Mbrojtjes në Dhomat e Specializuara në Hagë, John Duncan, po vazhdon dëshminë e tij pro-Thaçit dhe të tjerëve – ku çështja është duke u shtjelluar te demilitarizim i UÇK-së pas çlirimit të Kosovës.
Duncan rikujtoi se kishte të bënte me formaicone pa autoritet të qendërzuar dhe me pushtete në zona rajonale – dhe se Agim Çeku, s’mund të pranonte marrëveshje pa pëlqimin e komandatëve të zonave.
Pushteti në terren ishte te komandantët e zonave rajonale. Kjo na u tha nga Agim çeku që e takuam. Ai më tha që s’e bëj dot këtë pa komandantët e zonave të pranishëm.
E mora për fjalë. Ishte shumë seriozë për këtë. Së pari më tha që Thaçi nuk është i qasshëm, dhe për ta bërë këtë duhej të konsltonte Thaçib dhe pastaj tha që nuk mund ta bëjhë këtë pa komandatët e zonave në negociata.
Do të ishte normale që pala politike e organizatës…nëse do ta bënte këtë si komandat ushtarak pa anën politike të përfsirë, do të shfuqizonte lidershipin politik. Është normale të thonte që pala politike duhet të pajtohet dhe negocion.
Mbrojtja: Smund ta bëjë pa komnandatët e zonave? Çka kuptoje nga kjo?
Që s’ishte i përgatitur për negociata, ne dhe atë – ai donte që ata të jenë aty.
Që pushteti qëndronte te zonat rajonale, që kanë nivel pavarësie nga komandat e nalta ,e kokmplikueshme, në terme ushtarake ishte e pazakontë, forcat e tona nuk d të insiston që zonat rajonale….
Ishte e pzakontë, por unë s’u befasova.
Kjo shpjegon pse shkuam te Çeku dhe komandatët e zonave. Unë dhe John Rieth, dhe ekipet tona. Dhe aprovimin e Havier Solanës e kishim në planin tonë, se kjo ishte çka duhet të bënim dhe ishte më e mira.
Ne, NATO0-ja, struktura hierarike duke u marrë me struktura jo hierarkike. Kjo ishte sfida më e madhe me çka kishim të bëjmë., ato ishin të organizuar ndryshe, me pushtete në vende të ndryshme.