“Ku është ekuilibri”, Kearns i i reagon SHBA-së pas kritikave ndaj Kosovës

Kryesuesja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, i ka reaguar ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pasi ai kishte akuzuar autoritetet e Kosovës se po nxisin tensione.

Hovenier në një reagim të shtunën mbrëma ka përmendur edhe mundësinë e mosmbështetjes amerikane për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

E ndaj kësaj ka reaguar Kearns në platformën “X”.

“Ku është ekuilibri? A patëm deklaratë si kjo nga SHBA-ja pas kidnapimit ilegal të tre zyrtarëve policorë nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist në Banjskë mbetet shurdhuese”, ka shkruar Kearns.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi