Kryetari Totaj akuzon “Hidroregjionin Jugor” për ndërprerje të qëllimshme të ujit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në qytet dhe disa fshatra përreth, duke akuzuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” për ndërprerje të qëllimshme të furnizimit me ujë.

“Kemi informacione se qëllimisht po ndalet uji në Prizren”,  ka deklaruar Totaj, duke e cilësuar këtë si një veprim të papranueshëm që po dëmton drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga menaxhmenti i kompanisë dhe ka paralajmëruar masa institucionale nëse situata nuk përmirësohet.

Sipas raportimeve të mediave lokale, reduktimet e ujit kanë prekur lagje dhe fshatra të tëra, me raste ku banorët kanë qëndruar pa ujë të pijshë./PP/

Kategoritë
LajmeVendi