Kryediplomatja gjermane: S’ka asnjë alternativë tjetër pos Marrëveshjes së Ohrit për Kosovën e Serbinë

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, në konferencën që mbajti sot në Tiranë Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, e bëri të qartë se Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbahen Marrëveshjes së Ohrit.

Ajo tha se duhet të bëhen kompromise nga palët dhe se pushtetarët t’i bëjnë ballë rrymave të kundërta në politikën e brendshme.

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo që presim është më shumë gatishmëri për kompromis dhe kurajë për t’u bërë ballë edhe rrymave të kundërta të politikës së brendshme. Pikërisht mbi këto baza është ngritur BE”, tha ajo.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi