Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, për të cilin tha se e gjeti në gjendje të mirë duke “ndjekur zhvillimet në Shqipëri e Kosovë”.
Në një prononcim pas vizitës në Hagë, Spiropali tha:
“Në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, takova presidentin Thaçi dhe përmes tij i dërgova të falat e mia por edhe të qeverisë shqiptare dhe besoj gjithë popullit shqiptar. Edhe tre luftëtarëve të tjerë Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit…”
“Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë…Ndiqte zhvillimet në Shqipëri e Kosovë me dëshirën për të parë dy vendet tona sa më mirë”, shtoi ministrja.
Ajo uron për një epilog me drejtësi historike.
					











