Kryediplomati rus Sergei Lavrov në samitin e OSBE’së në Shkup deklaroi të enjten se, sipas tij, kjo organizatë na qenka në prag të shkatërrimit dhe se nuk po lë Perëndimi ta ringjallin
Jo që pritej më mirë nga propaganduesi zyrtar i despotit rus Vladimir Putin, i cili shtoi tutje sipas këtij narracioni të përçudnuar se perspektiva e organizatës na qenka e paqartë dhe se ajo u shkatërrua që më 1999.
“Dukej se fundui konfrontimit bipolar i kishte humbur kuptimin e ekzistencës së aleancës atalntike. Shtetet e BE’së dhe NATO e shkatërruan dimensionin ushtarak-politik të OSBE’së. NATO më 1999 kreu agresion të hapur e brutal nfdaj Jugosllavisë, anëtare e OSBE dhe OKB’së. A më 2008, me shkeljen e Rezolutës 1244 të OKBS’së dhe parimeve të mos ndryshimit të kufijve në Europë, Serbisë iu grabit Kosova pa asnjë lloj referendumi”.









