Një muze në qytetin Narva të Estonisë ka ngritur një pankartë të madhe në kufirin me Rusinë duke barazuar presidentin rus Vladimir Putin me liderin gjerman nazist Adolf Hitler.
Bëhet e ditur se ky veprim vjen pikërisht ditën kur Rusia përkujton fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste në 1945.
“Ky është mesazhi ynë, një kujtesë e luftës në shkallë të gjerë dhe krimeve të luftës që po kryhen”, tha drejtoresha e muzeut Maria Smorzhevskikh-Smirnova.
“Sot, në Ditën e Evropës, ne festojmë paqen dhe lirinë. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, paqja dhe liria, respektimi i sovranitetit dhe parimet e solidaritetit u bënë vlerat themelore të komunitetit evropian. Në të njëjtën kohë, një luftë në shkallë të gjerë e nisur nga Putini po vazhdon pranë nesh për katër vjet. Ne e quajmë diktatorin diktator, dhe krimet e luftës krimet e luftës.”
Ndryshe, Rusia shënon përvjetorin e fitores sovjetike mbi Gjermaninë naziste më 9 maj me ngjarje tradicionale si parada ushtarake dhe koncerte.
Ashtu si vitet e mëparshme, në bregun rus të lumit Narva, përballë Estonisë, janë vendosur ekrane të mëdha për të transmetuar festimet. /Telegrafi/