Krasniqi takohet me Lajçakun – Diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Ata u takuan në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, shkruan lajmi.net.

Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve politike në Kosovë, ku Krasniqi shprehi shqetësimin e tij ndaj masave ndëshkuese të BE-së për Kosovën, me ç’rast kërkoi ndihmën e Lajçak për heqjen e tyre.

“Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm” shtoi më tutje Krasniqi. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi