Krasniqi pas dështimit të seancës: PDK nuk nuk ka vota për ministër

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke përsëritur qëndrimin e partisë së tij se nuk do të votojnë asnjë kandidat që ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti.

“PDK-ja, sikur që ka thënë prej fillimit, e përsërit qëndrimin e vet – ne do të votojmë një kandidat të pranueshëm që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit. Është e drejtë e tyre kë të duan ta kandidojnë, por është obligim ta propozojnë dikë që kalon,” tha ai.

Krasniqi shtoi se me një zgjidhje të pranueshme, çështja e kryesisë së Kuvendit mund të ishte mbyllur sot. Ai shprehu shpresën se pasnesër do të gjendet një zgjidhje e re.

PDK-ja, siç ka thënë prej fillimit, e përsërit qëndrimin e vet: ne do të votojmë një kandidat të pranueshëm që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit. Është e drejtë e tyre kë të duan ta kandidojnë, por është obligim ta kandidojnë dikë që zgjidhet, që kalon. Mund ta zgjedhin dikë që nuk ka qenë ministër, është çështje e tyre. Të shohim pasnesër, besoj që këta dëshirojnë të bëjnë një zgjidhje dhe me pasur një zgjedhje të kryesisë, sot kemi mundur ta kryejmë këtë punë. E kemi thënë: nuk ka vota për ministër,” ka thënë Krasniqi.

Kategoritë
LajmeVendi