Krasniqi nga Brukseli: BE të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, ku ka marrë pjesë në tryezën për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Reneë Europe.

Kreu i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së.

Po ashtu, kreu i PDK-së ritheksoi në Bruksel qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi