Krasniqi: Në historinë e parlamentarizmit nuk ka ndodh që partia që ka fituar zgjedhjet me kthy Kuvendin në Big Brother

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se tashmë është e qartë se Lëvizja Vetëvendosje ka për qëllim ta thellojë krizën, ndonëse sipas tij, deputetët të PDK-së votuan për kryetarin e Kuvendit, me qëllim që të zhbllokohet situata.

Krasniqi tha se kjo është papërgjegjësi dhe popullizëm.

“…Kjo papërgjegjësi mund të sjellë pasojë, që mund të jenë të paparashikueshme… sepse një gjë është e ditur se nuk varet nga vullneti e interpretimi i kryetarit të Kuvendit se a përfundon a nuk përfundon seanca konstituive sepse kjo është e qartë sipas Kushtetutës dhe rregullores së punës… Tani të gjithë po e dimë se këta nuk mërziten as për njërën, e as për tjetrën”, tha ai, raporton Telegrafi.
Tutje, sipas tij, qytetarët po e shohin dhe nuk do ta harrojnë kurdo që mbahen zgjedhjet sepse siç tha ai është përtej talljes me shtetin.
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi