Krasniqi-Kurtit: Ti je shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti është shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë. Krasniqi ia ka kujtuar kryeministrit Kurti që Kosova sot është në sanksione nga SHBA dhe BE, pikërisht për shkak të veprimeve të Kurtit.

“Ti je shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë dhe sa për që ti i ke mbështetur marrëveshjet, ti as Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, më të rëndësishmen për Kosovën nuk e ke mbështetë”, tha ai.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi vendosjen në rend të ditës të Rezolutës së propozuar nga PDK për fuqizimin e Policisë së Kosovës, Krasniqi tha se qasja e kryeministrit Kurti dhe VV-së nuk ka qenë kurrë konstruktive.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi