KQZ në proces të verifikimit të nënshkrimeve të peticionit: Do të na marrë kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende është duke i verifikuar nënshkrimet e mbledhura në peticionin që është zhvilluar në katër komunat veriore për largimin e kryetarëve aktualë.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë për se ky proces do të marrë kohë për shkak që nënshkrimet janë mbledhur në formatin fizik.

Pas përfundimit të verifikimeve, Elezi ka thënë se do ta njoftojnë MAPL’në, kryesuesit e kuvendeve komunle, kryetarët e komunave dhe grupet nismëtare.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi