KQZ certifikon rezultatet përfundimtare për kryetarë të 35 komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash për 35 komuna, rezultate këto të dala nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Për këto 35 komuna rezultatet përfundimtare ishin shpallur më 25 tetor, por jo edhe për Prishtinën, Junikun e Mamushën, rezultatet të cilave përfundimtare të së cilave u shpallen sot nga KQZ-ja.

KQZ-ja thotë se ky vendim vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna.

Ndërkohë, sot ka nisur zyrtarisht fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve në garën për kryetar komunash që do të zhvillohet më 9 nëntor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash do të zhvillohet në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi