Kosovë, komandanti i KFOR-it Ulutaş priti në takim ambasadorin turk Angılı

Takimi ka ndodhur në bazën e KFOR-it “Camp Film City”, në Prishtinë.

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Özkan Ulutaş, ka pritur në takim Ambasadorin e Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi ka ndodhur në bazën e KFOR-it “Camp Film City”, në Prishtinë.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale të KFOR-it, bëhet e ditur se ambasadori Angılı fillimisht është pritur me nderime ushtarake në këtë bazë ndërsa më pas ai është pritur në zyrën e komandantit Ulutaş para flamurit shtetëror të Türkiyes.

Gjatë kësaj jave nëpërmjet një ceremonie Republika e Türkiyes ka marrë komandën e KFOR-it. Italia mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor të vitit 2022, ndërsa, në ceremoninë e 10 tetorit 2023, pozita udhëheqëse e këtij misioni iu dha komandantit Ulutaş.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi