Kosovë, bie bora e parë e sezonit në malet e Sharrit

Bora e parë e sezonit ka rënë në Parkun Kombëtar Malet e Sharrit, një nga qendrat më të rëndësishme turistike të Kosovës, që shtrihet në kufi me Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu.

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë dje rajonin i lanë vend reshjeve të borës në lartësitë më të mëdha mbidetare.

Malet, të cilat u zbardhën për shkak të reshjeve të borës, tërhoqën vëmendjen e qytetarëve, ku shumë fëmijë ngjitën kodrat e mbuluara me borë dhe kaluan momente emocionuese duke rrëshqitur. Po ashtu, një grup alpinistësh u ngjitën edhe në majat e maleve të Sharrit të mbuluara me borë.

Me borë u mbuluan edhe pistat e Brezovicës, resortit më të rëndësishëm të skijimit në vend.

Malet e Sharrit, të cilat përbëjnë kufirin natyror ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, janë ndër malet më të larta në Ballkan me 30 maja malore të cilat kanë lartësi mbidetare mesatarisht 2 mijë e 500 metra.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi