Edhe vitin që lamë pas, Kosova shumë më tepër importoi produkte se që eksportoi.
Bëhet fjalë për import të një sasie të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve për kultivimin e të cilave në vijimësi ofrohen subvencione dhe grante.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës të cilave u është referuar Instituti GAP, gjatë vitit 2023, Kosova ka importuar rreth 12 milionë euro domate, ndërkaq vlera e patateve të importuara arrin në mbi 6 milionë.
lera e importit të mollëve arrin 5.6 milionë euro, e qepëve 4.8 milionë, e rrushit 3.4 milionë dhe dardhave 2.1 milionë.
Produktet ushqimore duke filluar nga pemët, perimet dhe atyre të konservuara, janë produktet të cilat hyjnë në kategorinë e mallrave më të importuara në Kosovë. Këto mallra kryesisht importohen nga vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian.