Kosova me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas fuqisë blerëse

Të dhënat e FMN-së tregojnë se Shqipëria dhe Kosova vijojnë të mbeten të fundit në Europë në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombëtarë.

Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë ndërkombëtare (treguesi eliminon diferencat në çmime midis shteteve). Shqipëria lë pas Kosovën, që e ka këtë tregues 15.8 mijë dollarë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi