Kosova humb Arbitrazhin kundër ‘ContourGlobal’

Shteti i Kosovës do të obligohet që t’ia paguajë afër 20 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane ‘ContourGlobal’ pasi ka humbur rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Paparaci, nga burime të afërta me zyrtarë qeveritarë, ka marrë vesh se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për rastin është marrë gjatë kësaj jave, por nuk është publikuar ende.

Vendimi pritet të publikohet brenda ditëve të ardhshme.

Në fund të vitit 2017, ‘ContourGlobal’ kishte nënshkruar marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re.

Në rast të mospërfundimit të këtyre procedurave në një afat të caktuar kohor, me kontratë ishin paraparë ndëshkime financiare për palën, e cila nuk i përmbushë obligimet.

Në Arbitrazhin Ndërkombëtar, ContourGlobal kërkoi dëmshpërblim nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 19.7 milionë eurosh.

Termocentrali “Kosova e Re”, ishte paraparë të fillohej të ndërtohej në vitin 2020, ndërsa të vihej në punë në vitin 2023.

Termocentralit “Kosova e Re” ishte kundërshtuar nga disa përfaqësues të shoqërisë civile.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi