Komisioni fut Kurtin në listë: Do ta intervistohet për skandalin me rezervat shtetërore

Për të shtatën herë ka dështuar konstituimi i Komisionit hetimor parlamentarë për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme. Kjo për shkak të bojkotimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të marr pjesë në konstituimi e këtij Komision.

Deputet e opozitës kërkuan që në mbledhjen e radhës të mbahet seanca dëgjimore, si dhe prokuroria të marrë në pyetje të gjithë anëtarët e Komisionit nga Vetëvendosje.

Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj duke treguar për planet e punës së komisionit ka thënë se bojkoti i opozitës po ndodhë me qëllim nga deputetët e Vetëvendosjes për të mos dalë në publikë dyshimet për keqpërdorimet e rezervave shtetërore.

Ai tha se kanë përgatitur një listë për t’i intervistuar, duke filluar nga kryeministri Albin Kurti.

“Sot është tentativa e shtatë për konstuimin e Komisionit hetimor parlamentarë, për hetimin e dyshimeve në lidhje me keqpërdorimet e rezervave shtetërore , dhe po e shihni që edhe pas shtatë tentativave deputetët e partisë në pushtet, deputetët e Vetëvendosjes janë duke e bojkotuar punën e këtij komisioni me qëllim, në mënyrë të planifikuar me qëllimin që të gjitha ato dyshime për keqpërdorime mos të dalin në publik, mos të njoftohen qytetarët e Republikës së Kosovës. Në fakt çështja e rezervave shtetërore që nga fillimi ka qenë e dyshimtë që nga viti 2022. Për çfarë do blerje, çdo artikull të rezervave shtetërore fillimisht duhet të parashihen në Ligjin për buxhet dhe pastaj gjithsesi duhet të ndjekin procedurat e hapura të prokurimit të caktuara me ligjin e prokurorimit, këtu fillon që në start keqpërdorimet që kanë të bëjnë me rezervat shtetërore. Dhe ne edhe pse nuk kemi mundur të konstitojm për shkak të mungesë apo bojkotit të lëvizjes Vetëvendosje, atyre që e kanë pasur plot gojën për drejtësi, rend dhe ligj dhe që sot po e bojkotojnë hetimin e këtyre dyshimeve të bazuara të tonat për keqpërdorime. Ne deputetët e partive opozitare jemi konsultuar mes vete dhe e kemi bërë një listë që ne e kemi pasur në plan ti ftojmë dhe ti intervistojmë duke filluar nga kryeministri vendit dhe shumë njerëz tjerë”, tha Qalaj.

Po ashtu, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelil, tha se duhet që prokuroria t’i hetojë deputetët e VV-së të cilët nuk janë duke marr pjesë në këtë komision.

“Të gjithë akterët të cilët kanë qenë të implikuar në krejt çështjen e rezervave shtetërore shpresoj shumë që prokuroria të i marrë në pyetje edhe anëtarët e këtij komisioni që nuk po vijnë. Unë nuk e di, Shqipe Metaj Isufi, Salih Zyba, Halil Thaci, Driton Hyseni apo Armend Muja ku e kanë hallin që nuk po vijnë, e kanë që dinë diçka më tepër se sa ne, apo e kanë që janë bash kryerës të veprës penale në fjalë”, tha Kica Xhelili.

Tutje, Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se duhet të realizohet një seancë dëgjimore dhe të shqyrtohen të gjithë anëtarët e komisionit, sipas tij këta të fundit nuk janë të interesuar për të nxjerrë të vërtetën

“Mendoj që ne të kemi një seancë dëgjimore dhe po ashtu të i drejtohem edhe një herë kryetarit të parlamentit që të rishqyrton vendimin apo anëtarët e këtij komisioni, nëse nuk janë të interesuar të i zëvendësoj me të tjerët, përndryshe kot po vijmë sepse po dihet qartë që këta koleg tonë, nuk duan që ky komision hetimor të nxjerrë të vërtetën dhe dihet se çka ka ndodhë me rezervat shtetërore”, tha Lekaj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi