Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, në një konferencë për medie në prag të përfundimit të mandatit të tij, tha se roli i Policisë së Kosovës në veri nuk mund të zëvendësohet.
Duke u përgjigjur në pyetjen e Ekonomia Online, ai pohoi se KFOR-i nuk ka të drejta për të vepruar mbi çështjet ligjore, veç sipas mandatit që e ke.
“KFOR-i vepron sipas mandatit që ka. Ne do të jemi aty që të planifikojmë dhe ndihmojnë për çfarëdo që nevojitet. Roli i Policisë nuk mund të zëvendësohet sepse KFOR nuk ka të drejta për të vepruar mbi çështjet ligjore. Kemi Policinë, EULEX-in dhe KFOR-in që veprojnë si përgjegjës të situatës sipas kësaj situate”.
I pyetur nëse ndan mendimet e njëjta me institucionet kosovare se plani i sulmi ishte për ta marrë veriun,, ai tha se “supozimet e juaja, janë tuajat, nuk janë përfundimet tona”.
Ndonëse tha se në bazë të informacioneve dhe armatimit të përdorur qëllimi i sulmuesve ka qenë destabilizimi, raporton EO.
“Ne e dënojmë sulmin ndaj Policisë. Është i papranueshëm. Deri në tani, aq sa dimë dhe duke konsideruar masën dhe kualitetin e armatimit, qëllimi i tyre sigurisht qe ja qenë destabilizimi”.














