Klubi turk Bodrum FK transferon futbollistin kosovar Florian Loshaj

Klubi turk Bodrum FK transferon futbollistin kosovar Florian Loshaj

Mesfushori kosovar më parë ka luajtur për MVV Maastricht, Roda JC, Poli Iasi, Cracovia, Istanbulspor dhe Alagoz Holding Igdir FK.

Klubi i Ligës së Parë Turke Bodrum FK ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me futbollistin kosovar Florian Loshaj.

Klubi “bardhë e gjelbër” njoftoi se ka transferuar mesfushorin kosovar, i cili më parë ka luajtur për MVV Maastricht, Roda JC, Poli Iasi, Cracovia, Istanbulspor dhe Alagoz Holding Igdir FK.

“Në rrugëtimin e tij të ri me fanellën tonë ‘bardhë e gjelbër’ i urojmë suksese dhe i themi ‘mirë se erdhe’ në familjen e Bodrum FK”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kategoritë
Sport
Reklamë: ABE Kosova