Klinaku i reagon Buzhalës: Ju jeni duke i ngatërruar shumë rëndë gjërat, besoj qëllimshëm, por jo arsyeshëm!

Abdullah Klinaku, politikan dhe aktivist konservator, ka reaguar ndaj një postimi të Berat Buzhales, i cili synon të krahasoi veprimet e shtetit izraelit ndaj palestinezëve përmes krahasimit të veprimeve të Republikës së Turqisë ndaj grupeve terroriste kurde, njofton Kosova Post.

Klinaku në reagimin e tij publik, potencon se krahasimi i tillë është plotësishtë i pa bazuar dhe tendencioz. Madje, përmes këtij postimi Klinaku ka justifikuar edhe arsyet përse shqiptarët me aq ndjeshmëri e shohin çështjen palestineze.

Postimi i plotë i Klinakut:

Berat,

Ju jeni duke i ngatërruar shumë rëndë gjërat, besoj qëllimshëm, por jo arsyeshëm. Si mund të krahasoni luftën e Turqisë kundër terrorizmit komunist me regjimin e pastrimit etnik e fetar ndaj një kombi. Miliona kurdë jetojnë të lumtur e aktiv në Turqi si qytetarë të barabartë.

Trajtimi çnjerëzor i Izraelit ndaj palestinezëve mund të krahasohet me krimet e regjimit serb ndaj shqiptarëve. Për këtë arsye shqiptarët tregojnë ndjeshmëri për palestinezët.

Hapja e një Ambasade në Jeruzalem do të jetë marre për Kosovën. Prandaj, nuk duhet ta bëjmë këtë!

Klinaku, njihet me qëndrimin e tij që nga fillimi kundër hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Publikisht ka kërkuar që Ambasada e Kosovës të vendoset në Tel Aviv.

Kategoritë
LajmeVendi