Trupi i një prifti është gjetur në oborrin e Kishës Ortodokse Serbe në Vuçitrn të Kosovës, pas së cilës kanë nisur hetimet.
Gruaja e Popit ka lajmëruar policinë mbrëmë rreth orës 23:00 pasi ka gjetur trupin e pajetë të bashkëshortit të saj.
Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes, ndërsa mediat serbe raportojnë se pranë trupit është gjetur një letër. Policia njoftoi se trupi i priftit të ndjerë është dërguar për obduksion.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës së Kosovës, Avni Zahiti, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
“Mbrëmë rreth orës 22:58, familjarët e të ndjerit kanë raportuar se në një objekt banimi që ndodhet në kuadër të objektit fetar ortodoks është gjetur pa shenja jete një burrë me iniciale S.C.(48). Në vend është gjetur një armë si provat materiale Hetuesit policorë me autoritet të prokurorit kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.