Kim Jong-Un prezantoi dronin më të madh ndonjëherë të prodhuar në Korenë e Veriut – ngjan me një kopje amerikane

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka prezantuar një lloj të ri të dronëve të mëdhenj ushtarakë, ndërsa modeli i paraqitur duket si kopje e dronit amerikan RQ-4 Global Hawk.

Koreja e Veriut vazhdon zhvillimin e armëve dhe teknologjisë ushtarake, dhe përparimi më i fundit është në fushën e aviacionit luftarak. Droni i prezantuar është më i madhi për nga përmasat që industria ushtarake e Koresë së Veriut ka prodhuar deri më tani.

Megjithatë, shumë analistë vlerësojnë se ky mjet ajror pa pilot është vetëm një kopje e platformës amerikane RQ-4, një ndër dronët zbulues me rreze më të madhe operative në botë.

Sipas tij, testimet e këtij droni treguan aftësinë për të ndjekur disa objektiva njëkohësisht dhe për të përcjellë lëvizjet e trupave në tokë dhe në det – gjë që forcon kapacitetet e Koresë së Veriut në grumbullimin e të dhënave të zbulimit dhe në neutralizimin e kërcënimeve armike.

Një tjetër faktor që po e shtyn Phenianin drejt përshpejtimit të zhvillimit të dronëve është edhe fushata e fundit e ushtrisë së Koresë së Jugut, e cila ka hedhur fletushka propagandistike mbi territorin verikorean duke përdorur dronë.

Kategoritë
BotaLajme