Kica-Xhelili: Disa që s’e pranojnë triumfin e LDK-së i bëjmë thirrje nga Prishtina dhe 6 komuna tjera, shërojeni këtë mllef e vner

Doarsa Kica-Xhelili, deputete në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke komentuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve, thotë se “një territor plotësisht të pabarabartë, ata kishin gjithë shtetin, e ne zemrat e njerëzve”.

“Ata i ruanin nga 7 truproje, neve dashnia e aktivistëve. Ata kërcënonin natën, ne lobonim ditën”, shprehet ajo.

Derisa u bën thirrje atyre që siç thotë “se pranojnë triumfin e LDK-së”, “të shërohen nga mllefi”.

Reagimi i saj i plotë:

Kur shtuam 70 mijë vota në nivel nacional, na thanë: “Po prap jeni në vend të 3-të”.

Tani, kur jemi të parët, me Kryeqytetin në qendër të këtij besim, po thonë: s’ka vlerë vendi i parë, por krahasimi me 2021.

Këta s’e kanë hallin tek matja e fitoreve, por domosdoshmëria që të gjejnë pretekst për të mos ja njohur rritjen LDK-së.

Në një territor plotësisht të pabarabartë, ata kishin gjithë shtetin, e ne zemrat e njerëzve.

Ata i ruanin nga 7 truproje, neve dashnia e aktivistëve. Ata kërcënonin natën, ne lobonim ditën.

Fushatë e qetë, e ndershme, e njerëzve të zakonshëm dhe pikërisht për këtë arsye, e suksesshme.

E kur populli vendos të besoj në diçka që s’e sheh askund tjetër, ajo s’është veç politikë, është kthesë.

E derisa disa që s’e pranojnë kurrsesi triumfin e LDK-së të qetësohen, i bëjmë thirrje nga Prishtina dhe 6 komuna tjera: shërojeni këtë mllef e vner se s’ju bënë nder! Ne na gjeni këtu

Kategoritë
LajmeVendi