Kapitull i ri në tregtinë ShBA-Kosovë, Ambasada: Kosovarët mund të marrin mallra amerikane brenda javës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka thënë se një kapitull i ri po fillon në tregtinë mes dy vendeve dhe se tani kosovarët mund të marrin mallra amerikane vetëm brenda një jave, shkruan Reporteri.net.

Ambasada e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme, që afron familjet kosovare me tregjet globale.

“Kjo arritje e rëndësishme nxjerr në pah forcën e bashkëpunimit të sektorit privat SHBA-Kosovë në afrimin e tregjeve globale me familjet kosovare”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndryshe, Kosova e ka hequr tarifën doganore prej 10 përqind që e kishte ndaj produkteve amerikane. Vendimi është marrë me 1 gusht të këtij viti./Reporteri.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi