Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, reagoi ndaj një deklarate të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
“Ambasadori Rohde është një matuf para pensionit që e di që mund të dërdëllit çfarë të dojë sepse ska kush i bën gjë. Sa më herët që shkon aq më mirë”, u shpreh Kryeziu.
Ky koment vjen pasi ambasadori Rohde kërkoi nga Qeveria që të përfundojë punët e projektet më me rëndësi si dhe të çojë në Gjykatën Kushtetuese draftin e Asociacionit.
“E kemi thënë: sapo të bëhet ky hap i parë, duke ia dërguar gjykatës suaj (Gjykatës Kushtetuese) për shqyrtim, ne 100 për qind do të respektojmë vendimin e Gjykatës. Ne do të kemi një takim të jashtëzakonshëm në Këshillin e Evropës dhe do të shtyjmë për anëtarësim, dhe jam i bindur se Kosova do të kalojë,” u shpreh Rohde.