Jonathan Hargreaves do të jetë ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Këtë e ka kumtuar vetë Hargreaves përmes një postimi në platformën X.
Një nder dhe privilegj i tillë të emërohem si ambasadori i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë”, ka shkruar ai.
Ai e ka falënderuar paraardhësin e tij në këtë detyrë, Nicholas Abbott.
Mbretëria e Bashkuar e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe konsiderohet aleat i Kosovës.
Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar bashkëpunojnë në një mori të fushave.